Vendosni fjalën kyçe....

Kontrabandë mjetesh motorike, tre të arrestuar në Kukës


Arrestohen tre persona në Kukës, pas akuzave për kontrabandë dhe trafik të mjeteve motorike.

Të arrestuarit janë: F.B., vjeç 45, banues në Kukës, -S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës, -Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale” informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *