Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Asnjë hap pas, protestojmë paqësisht pasi dhuna i shton jetën në qeveri Ramës


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar nga mesi i protestuesve që po marshojnë drejt kryeministrisë se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në përmbushjen e misionit të saj.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë në mënyrë paqësore pasi dhuna i shton jetën qeverisjes kriminale të Edi Ramës.

“Ne jemi në rrugë dhe nuk do lëvizim çfarëdo që të ndodhë. Na vjen keq për ata policë të cilët qeveria e krimit i ka vënë përballë vëllezërve t tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë asnjë veprim dhune pasi sot viktima nuk është Edi Rama por 500 mijë qytetarë që janë larguar nga vendi. Mjekët, mësuesit, fermerët, studentët dhe të gjitha kategoritë e tjera. Edi Rama nuk është viktima por shkaktari të gjitha këtyre. Dhuna i shton jetën Ramës, qëndresa paqësore është goditja më e madhe për Edi Ramën. Protesta e sotme është madhështore dhe kemi një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve. Shqiptarët do vendosin vetë për fatet e tyre dhe nuk do vendosin më individët.” – tha Kryemadhi nga mesi i protestuesve.

Më tej Kryemadhi tha se grupi i Ramës ka kapur çdo institucion shtetëtor duke mos i lënë opozitës asnjë rrugë tjerë veç djegies së mandateve dhe daljes në shesh me qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *