Templates by BIGtheme NET

Me Bashën në krye, qytetarët nisin marshimin drejt Kuvendit

Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kuvendit pas thirrjes së Bashës për t’iu drejtuar godinës që kreu i PD-së e quajti si parlamenti i krimit.

Më herët kryedemokrati tha se qeverisjes kriminale të Ramës i ka ardhur fundi. Ai lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kreut të qeverisë duke thënë se po e grabit vendin me një grup oligarkësh dhe kriminelësh.

Ai tha se qeverisja e PD-së, do i japë fund koncesioneve, vjedhjes, grabitjes, kapjes së drejtësisë, vjedhjes së zgjedhjeve e dhunës ndaj qytetarëve.

“Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores.” – tha ndër të tjera Basha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto