Edhe pse është folur shumë për një transferim të mundshëm të talentit belg, Hazard, drejt Realit të Mmadridit, operacioni nuk ka përfunduar ende dhe Çelsi ka përfituar nga rasti për të rritur çmimin e lojtarit.
Sipas britanikes “Mirror”, e ardhmja e lojtarit do vendoset brenda 4 qershorit, pak ditë pasi Çelsi dhe Arsenali do ndeshen në finalen e Ligës së Europës (29 maj) në Baku të Azerbajxhanit.
Vetë lojhtari është shprehur se kërkon që ta përmbyllë kontratën e tij para grumbullimit me kombëtaren belge për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Kazakistanit e Skocisë me 8 dhe 11 qershor.
Fillimisht shuma për shërbimet e Hazard e vendosur nga klubi anglez ka qenë rreth 100 milionë euro por ditët e fundit londinezët e kanë rritur me 50% atë, duke e çuar në 148 milionë euro, çmim që zor se do të zbresë në rast se Çelsi fiton Ligën e Europës dhe nëse Hazard është protagonist në finale.