Vendosni fjalën kyçe....

Nis gara për zëvendësimin e May-t, që tani rivalët përplasen për BREXIT


Kandidatët për liderin e Partisë Konservatore janë përplasur për “Brexit”, pasi gara për të zëvendësuar Theresa May-n ka filluar.

BBC” shkruan se Rory Stewart tha se nuk do të shërbejë nën rivalin Boris Johnson, për shkak se ndryshe nga Johnson ai mbështet largimin nga BE-ja pa asnjë marrëveshje.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, kandidati i pestë që hyn në garë, tha se pasardhësi i zonjës May duhet të jetë më ” i ndershëm” për “kompromiset” që kërkohen për një marrëveshje përmes Parlamentit.

Konkursi për lidershipin e partisë, do të përcaktojë se kush do të jetë kryeministri tjetër në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtuesit e partisë presin që një udhëheqës i ri të zgjidhet deri në fund të korrikut. May konfirmoi të premten se do të japë dorëheqjen si nga drejtimi i partisë më 7 qershor, por do të vazhdojë si kryeministre ndërkohë që zhvillohet gara për drejtimin e partisë.

Ajo ra dakord me kryetarin e Komitetit konservator Sir Graham Brady, që procesi për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri duhet të fillojë javën pasi ajo të japë dorëheqjen.

Pesë kandidatët, të cilët deri më tani, kanë konfirmuar qëllimin e tyre për të garuar janë:

-Ministri i Jashtëm Jeremy Hunt

-Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart

-Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock

-Ish-ministri i Jashtëm Boris Xhonson

-Ish-ministrja e Punës dhe e Pensioneve Esther McVey

Duke shpallur kandidaturën e tij, Hancock përjashtoi idenë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për të zgjidhur bllokimin e Brexit, duke thënë se kjo do të ishte “katastrofike për vendin” dhe do të rrezikonte që lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, të merrte pushtetin “në Krishtlindje”.

Hancock tha gjithashtu se partia kishte nevojë për një “lider për të ardhmen jo vetëm për tani”, të aftë për të tërhequr votuesit e rinj.

Stewart nga ana tjetër, u bëri thirrje politikanëve të tregojnë të vërtetën se ku ata qëndrojnë në lidhje me Brexit dhe shtoi se për këtë arsye, ai nuk mund të shërbejë në një kabinet nën Boris Johnson.

“Më vjen keq që e them këtë”, tha ai për BBC News.

“Boris ka shumë, shumë cilësi, por unë bisedova me të disa ditë më parë dhe mendova se më tha se ai nuk mbështeste një dalje pa marrëveshje nga BE”, tha Stewart./Hashtag.al

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *