Një fanse nuk mund ta përballonte biletën për një koncert të Michael Buble, por këngëtari i bëri asaj një suprizë duke e takuar përmes “FaceTime”.
29 vjeçarja e quajtur Beccy Walsh, një infermiere nga Birmingham i kishte blerë prindërve të saj bileta për në koncert për ditëlindjen e 50-të të babait, por vetë nuk mundi të shkonte.
Babai i saj e thirri atë në “FaceTime” për t’i treguar koncertin, kur këngëtari i mori telefonin dhe filloi vetë të fliste me Beçy-n.
“Nuk mund as të shpjegoj se çfarë do të thotë për mua”, tha ajo për “BBC“.
Buble ishte duke performuar të martën në Birmingam, si pjesë e turneut të tij botëror, pas një pauze të gjatë, pasi djali i tij trevjeçar u diagnostikua me kancer.
Walsh tregon se Buble madje nisi t’i këndonte asaj, skenë të cilën i shoqi e humbi pasi po lahej në dush.