Vendosni fjalën kyçe....

OSBE para protestës: Molotovi dhe shashkat të paligjshme, por dhe reagimi i tepruar i policëve i papranueshëm


Pak orë përpara nisjes së protestës së sotme të opozitës, përfaqësuesit OSBE-së në Shqipëri bëjnë apel që protesta të jetë paqësore.

Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se dhuna është e papranueshme dhe se hedhja e shashkave, gazit dhe gurëve është e paligjshme.

Po ashtu OSBE ka paralajmëruar dhe policinë që të mos bëjë reagime të tepruara.

“E tërë familja e OSBE-së — Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella — e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019.

Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.”, thuhet në deklaratën e prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *