Një peticion ka nisur të mbahet online, pas incidentit të djeshëm të kreut të ri të akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe gazetares Enkelejda Mema.
Deri më tani, peticioni është firmosur nga 620 njerëz ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë ti shtohen.
Gazetarja e pyeti Gjinushin dje pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, se kur i kishte lindur ideja për të kandiduar si kryetar i këtij institucioni.
Por Gjinushi i është përgjigjur me fyerje gazetares, duke i thënë: “Je shumë e eksituar, shko mjekohu”.
Biseda:
Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo në momentin që po e bënit reformën?
Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.
Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se në lindjen time keni qenë kryetar partie. Kështu që nuk ka mundësi besoj.
Gjinushi: Epo shumë bukur, dakord.
Gazetarja: Kur të lindi, para reformës apo pas reformës?
Gjinushi: Moj çupë, mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje.
Gazetarja: Si s’ke përgjigje? Duhet të kesh një përgjigje
Gjinushi: S’ka përgjigje kur të lind (Qesh)
Gjinushi: Je shumë e eksituar…shko mjekohu.
Gazetarja: Mjekohu ti zotëri se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.Kujdes me gjuhën, i paedukatë