Bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë që këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, do i mbante në festivalin e Kanës, janë harruar në avion.
Sikurse shkruan revista “People“, gruaja që kishte marrë përsipër transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, i harroi ato në avionin ku udhëtoi për në aeroportin e Nisës në Francë.
Por kur gruaja kuptoi se kishte harruar valixhen me bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit Luton në Londër.
Kështu Rita mësoi se përse sendet e tua nuk duhet t’ua besosh të tjerëve.
“Dikush me kokën në re gati humbi disa milionë dollarë”, tha një polic duke qeshur, për AFP-në.
Si përfundim, bizhuteritë u gjetën pas mbërritjes në Luton dhe u dërguan përsëri në Nisë në me fluturimin e radhës.
Kështu më 16 maj, këngëtarja u shfaq në Kanë me një gjerdan mahnitës me diamante, një palë vëthë dhe një fustan të bardhë.