Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen vullkani në Bali, ndërpriten fluturimet drejt destinacionit turistik


Shpërthen një vullkan në ishullin indonezian të Balit, duke lëshuar llavë dhe pjesë shkëmbore deri në 3 kilometra larg.

Tymi dhe hiri u ngritën deri në 2.5 kilometra mbi vullkan. Nga shpërthimi i fundit i malit Agung, hiri shkoi mbi dhjetra fshatra të afërta, por nuk pati raportime për viktima dhe evakuime.

RT” shkruan se njerëzit po këshillohen që të largohen nga krateri vullkanik, nga frika e shkarkimeve helmuese.

Fluturimet drejt Balit, një destinacion i preferuar për shumë pushues, u ndërprenë mbrëmjen e së premtes si rezultat i shpërthimit vullkanik. Madje disa udhëtarë mbetën të bllokuar brenda natës në aeroport para se fluturimet të rifillonin të shtunën.

I njëjti vullkan në malin Agung shpërtheu në vitin 1963, duke vrarë mbi 1.000 njerëz dhe shkatërruar disa fshatra në Bali. Vullkani më pas ra në gjumë për dekada me radhë, derisa papritur filloi një periudhë të re aktiviteti në vitin 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *