Vendosni fjalën kyçe....

Si mashtroi Rama “ditën për diell” lidhur lidhur me kompaninë Shell (Dokumenti)


Ditën e djeshme, kryeministri Rama bëri një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku jepte lajmin për testimet finale të kompanisë Shell, që me nxjerrjen e naftës dhe gazit nga toka shqiptare  do i jepte një shtysë zhillimi ekonomisë së vendit.

Ndër të tjea, Rama shkruante në fund se Kompania Shell ka hyrë në Shqipëri në vitin 2015.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë është thjesht e gënjeshtërt dhe një mashtrim i publikut dhe është diçka që mund të vërtetohet lehtësisht nga cilido që ka mundësinë të shohë faqen e kompanisë Shell në internet.

Aty thuhet se prania e kompanisë në Shqipëri daton që prej vitit të largët 1994, ndërsa në vitin 2012, Shell ka filluar punimet në 2 blloqe ekzistuese në jug të Shqipërisë së Mesme. (Lexo këtu)

“Historia e Shell në Shqipëri nis në vitin 1994 me marrjen e blloqeve B dhe F. Shell përfundoi kërkimet sizmike, por nuk arriti të shpojë puse për shkak të shpërthimit të një trazire civile që e detyroi Shell që për arsye madhore ta zgjidhte kontratën e vet me ndarje prodhimi. Më pas, këto dy blloqe iu dhanë përkatësisht shoqërisë Petromanas (Blloku B) dhe Bankers (Blloku F).

Në datën 9 shkurt 2012, Shell Upstream Albania B.V. filloi punimet (fillimisht me 50%) në dy blloqe ekzistuese të kërkimit në tokë, në jug të Shqipërisë së Mesme (Blloku 2-3) në zotërim të Petromanas. Akti i Transferimit u miratua nga organi rregullator (AKBN) më 17 prill 2012. Në qershor të vitit 2012, filloi fushata e studimit sizmik, e kërkimit dhe vlerësimit me nisjen e shpimit të pusit “Shpirag-2”, i cili solli rezultate pozitive (të shpallura më 4 nëntor 2013) dhe deklarimi zyrtar u bë më 9 janar 2014. Në qershor 2013, Shell dhe Petromanas ranë dakord për një ndarje të dytë, ku si rezultat Shell përfitoi 75% të interesit në Blloqet 2 dhe 3.

Në mars 2016, Shell mori nga Petromanas të drejtën e shfrytëzimit në Bllokun 2-3 në tokë në jug të Shqipërisë se mesme, pasi bleu nga Petromanas pjesën e mbetur të saj në kontratën me ndarje prodhimi.” – shkruhet në historikun e shkurtër të kompanisë në Shqipëri.

Në një njoftim zyrtar, kompania e njohur flet për pritshmëritë e saj lidhur me naftën që pritet të zbulohet teksa jep hollësi liodhur me veprimtarinë e saj në Shqipëri.

  • Zbulimi i Shpiragut u konfirmua në vitin 2013 nga pusi Shpirag-2 i cili tregoi prezencën e një kolone nafte të lehtë në të paktën 800m në rezervuar.
  • Rezultatet e suksesshme të hapave të mëtejshëm të programit vlerësues do të cojnë në shpimin e më shumë puseve vlerësues, ndërtimin e një Sistemi Pilot Vlerësimi dhe potencialisht kalimin në zhvillim të plotë të shfrytëzimit, hap ky që do të varet nga një vendim përfundimtar investimi.
  • Shell u bë partner në projekt në vitin 2012 dhe tani zotëron 100% të interesave në bllokun 2-3 dhe do të marrë efektivisht 100% të të drejtave në Bllokun 4 përgjatë vitit 2019. Hapësira e përbashkët e Blokut 2-3 dhe Bllokut 4 është 4,084km2.
  • Brenda kësaj hapësire janë identifikuar burime të tjera të mëdha hidrokarbure, ende të pavlerësuara, por që sigurojnë mundësi për aktivitete të mëtejshme eksploruese.

Një gënjeshtër e freskët e kryeministrit Rama, që ditët e fundit i ka çuar jo pak, por 4 letra kreut të opozitës, Basha, me të fundit ku citonte gabim shkrimtarin rus, Leon Tolstoi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *