Vendosni fjalën kyçe....

Sylvester Stallone zbulon dy breshkat që mbajti nga ‘Rocky’, sot janë 44 vjeçe (FOTO)


Një nga filmat më të famshëm të Sylvester Stallone-s është pikërisht “Rocky”. Aktori ka zbuluar së fundmi në rrjetet sociale, se ai ka ruajtur nga filmi dy breshka të cilat sot janë bërë 44-vjeç.

Fansat u surprizuan kur panë foton e Stallone-s me dy breshkat Cuff dhe Link në akuarium.

“Creed 2, me miqtë e mi të vërtetë nga Rocky…Cuff dhe Link, tani janë rreth 44-vjeç,”-shkruan Stallone.

Në këtë film, Sylvester Stallone luajti rolin e boksierit Rocky në vitin 1976. Dy breshkat e Stallones janë shfaqur edhe në dramën “Creed II” të vitit 2018.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *