Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do ketë më, do e çojmë deri në fund misionin” – Basha


Pas largimit nga Kuvendi, kreu i Partisë Demokratike, Basha dhe qytetarët janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike. Basha foli para qytetarëve duke thënë se më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama të mos provojë të çojë shqiptarët në përplasje civile.

Ai tha se shqiptarët ishin më të vendosur se kurrë për ta bërë vendin si gjithë Europa, me vlerat e saj.

“Ne jemi gati ta çojmë misionin tonë deri në fund. Jemi më të vendosur se kurrë që ta çlirojmë vendin nga kriminelët, nga trafikantët,nga oligarkët, nga vjedhja e zgjedhjeve. Me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Europa e nisëm qëndresën dhe këtë do e ëjmë realitet. Ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Ne jemi populli i Europës dhe nuk e durojmë despotizmin. Ne nuk do lejojmë kurrë paligjshmërinë e një qeverie të dalë me votat e krimit.” – tha Basha.

Më tej ai shtoi se ftonte të gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendi për t’i hapur rrugën zgjidhjes së krizës së thellë ku ndodhet vendi.

“I ftoi të gjithë aktorët e përgjegjshëm politikë për t’i hapur rrugën krizës politike. Së pari largimin e shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë shqiptare, të shtetit të së drejtës dhe të drejtësisë dhe të ardhmes sonë europiane dhe vendosjen e një qeverie tranzitore. Më pas futjen e vendit në shinat kushtetuese dhe bërjen e zgjedhjeve të lira e rë ndershme dhe një qeverie të dalë nga votat e popullit dhe për popullin.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *