Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale, 3. 5 milionë shqiptarë me të drejtë vote


Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, rreth 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës. 132.788 prej tyre do të votojnë për herë të parë.

“Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë,  51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra,”-njofton Ministria e Brendshme.

Në njoftim, ky dikaster thotë gjithashtu se janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’.

Mirëpo me zhvillimet e fundit, data 30 nuk është më e sigurt për zhvillimin e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një përprekje për t’i dhënë zgjidhje krizës politike, deklaroi se ishte i gatshëm të dekretonte një datë tjetër për zgjedhjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *