Vendosni fjalën kyçe....

Bie emigracioni në Britani, më i ulëti në 5 vite


Emigracioni neto në Britaninë e Madhe ka rënë bie në nivelin më të ulët pesëvjeçar në 2018.

Vitin e kaluar emigracioni afatgjatë në Britani ra në nivelin më të ulët në pesë vite, nxitur nga një rënie e numrit të emigrantëve nga Bashkimi Europian.

Numri i njerëzve që emigruan për në Britani gjatë më shumë se një viti, minus ata që u larguan, u tkurr në 258,000 në 12 muajt e dhjetorit 2018 nga 285,000 në vitin 2017. Kjo është shifra më e ulët për një vit kalendarik që nga viti 2013.

“Që nga viti 2016, modeli i emigrimit në Britaninë e Madhe ka ndryshuar. Emigracioni afatgjatë në Britani të Madhe për punë ka rënë, kryesisht i nxitur nga refuzimi i të ardhurve nga BE.”– tha statistikori  i ONS Jay Lindop.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *