Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Itali, zbardhen detajet


Zbardhen detaje nga arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.

Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç, u arrastisën nga burgu i Carinola-s, në mesnatën e 25 dhe 26 majit.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy njerëz të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar disa karabinierë, ndërsa iu gjetën disa armë të vjedhura në makinën e tyre.

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos, në të njëzetat e tij, duke u akuzuar se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje të shtëpive së bashku me tre të tjerë, shkruajnë mediet italiane.

Bashkëpunimi i personave të tretë mund t’i kenë ndihmuar ata për t’u arratisur.

Sipas informacioneve të para, dy shqiptarët që janë në kërkim kanë sharruar hekurat e burgut dhe kanë përdorur çarçafët si litarë për t’u kacavjerrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *