Vendosni fjalën kyçe....

Fleckenstein i zhgënjyer nga rezultatet në Hamburg: Do doja edhe një 5-vjeçar në PE


Knut Fleckenstein është drejt humbjes për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në rezultatet paraprake. Ka qenë vetë Fleckenstein i cili nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet i zhgënjyer nga rezultatet.

Ai garonte në siglën e SPD në Hamburg dhe si duket në sondazhet e para e nxjerrin larg fitores. Ndërkohë në rang federal kryesojnë koalicioni i CDU/CSU.

Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja t’ju përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Evropian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se është e thënë. Po presim rezultatet finale.

Së pari, falenderimet e mia për ekipin tim, anëtarët e shumtë të përkushtuar të Spd, të cilët kanë bërë një fushatë të madhe me mua në kohën e tyre të lirë dhe gjithashtu shumë miq, miq dhe mbështetës që më kanë dhënë forcë në javët dhe muajt e fundit”, shkruan Fleckenstein.

Knut Fleckenstein deri më tani mbante postin e raportuesit për Shqipërinë, por duket se vendin e tij në PE e ka humbur. Fleckenstein ka mbështetue hapur kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, ku shpesh herë ka kritikuar opozitën për protestat./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *