Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari dhe Selimaj, dy vajzat shqiptare garojnë për parlamentet në Europë


Arba Kokalari dhe Alketa Selimaj

Këtë të diel mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian në disa vende të Bashkimit Europian dhe surprizë për ne shqiptarët është jo vetëm dëgjimi i kandidatëve me emra shqiptarë, por njohja edhe me emrat e dy vajzave që garojnë për partitë e tyre në Suedi dhe Belgjikë. Ato janë Arba Kokalari (Kandidon për Parlamentin Europian) dhe Alketa Selimaj (Kandidon për deputete në Parlamentin Federal Belg).

Arba Kokalari, ka lindur në Shqipëri, ndërsa u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati, nipi i Musine Kokalarit kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente. Kokalari e Partisë Moderatore është e katërta në listë, ndërsa sipas sondazheve partia e saj merr 3-4 deputetë në Parlamentin Europian.

Kokalari garon për herë të dytë, ndërsa herën e parë është ndarë nga fitorja për vetëm 2 mijë vota.

Alketa Selimaj renditet e pesta për deputete federale në Belgjikë në Partinë Qendra Demokratike Humaniste (CDH), pjesë e PPE-së.

Selimaj ka themeluar shoqatën e parë për gratë në Belgjikë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *