Një punonjëse e Pallatit Mbretëror është ndarë nga jeta dhe mbetëresha Elisabeth II thuhet se është shumë e trishtuar pasi ajo i kishte shërbyer me besnikëri ndër vite.
“Mirror” shkruan se mbretëresha ka mbetur shumë e mërzitur nga vdekja e Annette Wilkin, e cila vdiq papritur pas një sëmundjeje në moshën 72-vjeçare.
Zonja Wilkin kishte shërbyer në Kështjellën Windsor për 45 vjet me radhë dhe ishte aq e dashur për mbretëreshën, saqë ajo i kishte dhuruar një nga qentë e saj të famshëm corgi.
Gazeta britanike shkruan se mbretëresha pritet të thyejë rregullin që e ndalon atë të marrë pjesë në funerale, përveç rasteve kur i ndjeri është një pjesëtar i familjes.
“Ajo kurrë nuk u martua, por ishte e përkushtuar ndaj punës së saj dhe i kushtoi jetën familjes mbretërore”, tha një burim për “Mirror“.
Annette Wilkin dha dorëheqjen në vitin 2014, por mbretëresha e donte aq shumë atë pranë familjes, saqë e ripunësoi si ndihmëse të Angela Kelly, e cila kujdeset për veshjet e saj.