Miriam Cani dhe Alban Skënderaj martohen. Pas 12 vitesh i thonë “PO” njëri-tjetrit zyrtarisht, në një ceremoni private në një ishull.
Askush nuk e ka ditur për ceremoninë, ndërsa publiku i ka ndjekur në fotot që servirnin në rrjetet sociale, duke menduar që kishin shkuar thjesht me pushime.
“PO!
U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.
PO … deri sa vdekja te na ndaje!”, rrëfen Miriam Cani, teksa poston fotot interesante nga momentet e ceremonisë mbajtur më 7 maj.
Në njërën prej tyre çifti mban në krahë vajzën, Ameli.