Parkimi i makinës, sidomos në qendrat urbane është mision aspak i lehtë. Mund të qëllojë që gjatë manovrave të prekësh makinën e dikujt tjetër.
Në këtë rast ju vjen në ndihmë një pajisje e thjeshtë plastik që vendoset para dhe pas makinës suaj.
Ajo paloset gjatë ecjes normale të mjetit dhe në kohën e parkimit hapet duke vendosur një pengesë mes mjetit tuaj dhe mjeteve të tjera të parkuara në rrugë.
Kësisoj do e parkoni makinën tuaj rehat pa pasur frikën se mund të dëmtoni mjetet e tjera.
E këshillueshme sidomos për shoferët e rinj.