Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë sfidat e Superligës, fiton Skënderbeu, barazon Partizani, Tirana 3 pikë për të mbijetuar


Kanë përfunduar sfidat e luajtura në Superligën shqiptare në javën e 35.

Kryendeshja mes Partizanit tashmë i konfirmuar kampion dhe Kukësit tëvendit të dytë përfundoi në barazim 1-1.

Ishin verilindorët që shënuan të parët me Reginaldon ndërsa barazoi për “demat e kuq” Cinari.

Në sfidën tjetër Skënderbeu ka bërë detyrën duke fituar në shtëpi ndaj Luftëtarit me rezultatin e pastër 2-0.

Golat për “ujqërit e dëborës” u realizuan nga Pervan nga një gol në çdo pjesë.

Në luftën për mbijetesë, Kastrioti ka fituar ndaj Teutës e cila me humbjen 2-1 ka zbritur nga vendi i tretë duke i lënë vendin Flamurtarit që fitoi ndaj kamzës në tavolinë për shkak të dënimit të kësaj të fundit nga Disiplina.

Për mbijetesë fitoi edhe Tirana ndaj Laçit me rezultatin 1-3 duke mos bërë hapa pas dhe mos rrezikuar seriozisht mbijetesën në garë me krutanët.

Edhe një sfidë nga fundi tashmë lufta bëhet për mbijetesë dhe për një vend ndë kupat e Europës.

Tirana dhe Kastrioti do garojnë për mbijetesën ndërsa për Europa League luftojnë Flamurtari Teuta dhe Skënderbeu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *