Përfundon votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri.
Sipas sondazheve në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët me 36% të votave.
Në Austri, sipas Exit poll ka fituar partia e kancelarit Kurz.
Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende.
Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.