Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka krahasuar Kryeministrin Rama me veprimet për dorëhqeje nga liderat Theresa May apo edhe Sebastian Kurz.
Sipas Vasilit i cili jep edhe shembullin më të fundit nga Meksika ku një ministre u dorëhoq për shkak se vonoi nisjen e një avioni. Në këtë mënyrë Vasili bën krahasimin me Ramën i cili shkruan letra për dialog me liderin demokrat Lulzim Basha.
Për Vasilin, letrat e Ramës mbajnë era myk dhe injorancë.
Statusi i plotë:
Ministrja e Meksikes dorëhiqet për parime, ndërsa Rama shkruan përçartje mëngjesore!?
Dorëheqjet për shkak te standarteve te larta te politikes parimore nga Austria, Anglia edhe nga Meksika e largët janë prova, që ndan një politikan nga një sharlatan.
Dihet pse dha doreheqjen Kurz dhe May.
Por sot vjen nje shembull i jashtëzakonshem nga Meksika.
Lexojeni arsyen e dorëheqjes se ministres së mjedisit të Meksikës dhe kuptoni çfarë kryeministri është Edi Rama dhe çfarë standartesh morale dhe politike mizerabël e udhëheqin tek zvarritet turpshëm neper letra te cartura,qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.
Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikës dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar një vonesë për udhëtarët, që udhëtonin në atë aeroplan dhe ekuipazhin e saj.
Gonzalos deklaroi dorëheqjen dhe tha:
“Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.