Templates by BIGtheme NET

Zgjedhjet për PE/ Le Pen kryeson ndaj Macron në Francë

Sondazhet paraprake nxjerrin partinë e djathë të Marine Le Penit fituese në zgjedhjet e Parlamentit Europian në Francë.

Këto rezultate shkaktojnë një luhatje të ambicieve europiane të Presidentit Emmanuel Macron.

Sondazhi i IFOP, tregon se krahu i djathtë ka fituar 24% krahasuar me 22.5%  të partisë së qëndrës së presidentit Macron.

Ky sondazh tregon që partia e krahut të ekstremit të djathtë të Le Penit, do të ketë 24 ulëse në Parlamentin Europian, ndërsa partia e krahut të qëndrës të presidentit Macron do të ketë 23 ulëse në parlament.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto