Templates by BIGtheme NET

Arba Kokalari zgjidhet eurodeputetja e parë shqiptare

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë është shqiptarja e parë që ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian. Për fitoren e saj ka reaguar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili shkruan: “Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”.

Arba Kokalari, ka lindur në Shqipëri, ndërsa u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati, nipi i Musine Kokalarit kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente. Kokalari e Partisë Moderatore ishte e katërta në listë. Partia e Kokalarit ka fituar 17.6 %, rezultat iu garanton piukërisht katër deputetë.

Kjo ishte gara e dytë për Kokalarin, e cila herën e parë është ndarë nga fitorja për vetëm 2 mijë vota./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto