Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur


Një atentat ka ndodhur pas mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas orës 1:00 në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë, ku dy të rinj kanë qenë me motor duke shkuar për në shtëpinë e tyre.

Një automjet tip mercedes ka qenë duke i pritur djemtë në një rrugë të fshatit, të cilët janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli, ndërsa 32-vjeçari Eno Mataj ka mbetur i plagosur. Ky i fundit dyshohet si shënjestra e këtij atentati.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve. Rreth 2 kilometra larg vendgjarrjes, policia ka gjetur një automjet të djegur, tip mercedes me targa të vjedhura pranë nën kalimit të fshati Bishan. Në makinën e djegur policia ka gjetur dy armë automatike Kallashnikov.

“Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Hashtag.al

 

Eno Mataj

Sotiraq Mëhilli


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *