Vendosni fjalën kyçe....

Cili pritet të jetë eurodeputeti më i ri, vetëm 23 vjeç


23-vjeçari francez, Jordan Bardella, pritet të jetë eurodeputeti më i ri në moshë ndonjëherë. Emri i  tij figuron në listën prej 12 kandidatësh të paraqitur nga partia franceze e spektrit të djathtë, Fronti Nacional i Marine Le Len.

Bardella është në krye të kësaj liste ndërsa mban postin e zëdhënësit të kësaj force politike.

I lindur në Drancy në një familje me origjinë italiane, Bardella, do jetë deputeti më i ri në Parlamentin Europian, ku do mbrojë qasjen e ashpër të partisë së drejtuar nga Le Pen ndaj emijrantëve dhe establishmentit politik në kontinent.

Në prezantimin e emrave të listës së kësaj force politike thuhet se: Është një listë që synon të takojë dhe përfaqësojë të gjithë francezët që dëshirojnë një ndryshim të vërtetë, një ndërprerje të plotë me këtë politikë anti-sociale dhe anti-kombëtare.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *