Kryeministri grek Alexis Tsipras ka bërë thirrje për zgjedhje të Përgjithshme të menjëhershme, pasi partia e tij Syriza pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet evropiane dhe rajonale të së dielës.
Rezultatet paraprake treguan se Syriza ka fituar vetëm rreth 24 përqind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ndërsa partia e Demokracisë së Re të opozitës fitoi 33 përqind.
Tsipras pranoi se “rezultati nuk ishte në përputhje me pritjet tona. Nuk do e injoroj, as nuk do dorëzohem”, siç citon “Ekathimerini“.
Më herët gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kreu i ND-së, Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme, duke thënë se Greqia po kalon ndryshime të rendit në sondazhet evropiane dhe rajonale që u mbajtën në të njëjtën kohë të dielën.
Çështjet ekonomike luajtën një rol të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve. Në fushatën e tij, Mitsotakis u zotua për të ofruar ulje të taksave për pronarët e pronave dhe familjet e varfra.