Kryeministri i majtë grek, Tsipras, partia e të cilit Syriza pritet të humbë zgjedhjet për në Parlamentin Europian, ka thënë se ai do t’i kërkojë presidentit të vendit të thërrasë zgjedhje të parakohëshme.
Me një të tretën e fletëvotimeve të numëruara, Syriza e Tsipras ka një hendek prej rreth 10 përqindësh nga rivali kryesor i saj, partia konservatore e Demokracisë së Re.
Sipas rezultateve paraprake, Syriza ka fituar 24 përqind të votave, ndërsa konservatorët qëndrojnë në mbi 33 përqind.
Në një fjalim televiziv, Tsipras tha se rezultati i zgjedhjeve ishte larg nga ajo që kishte shpresuar, por vuri në dukje se nuk do ta dekurajojë atë nga puna politike.
“Nuk do të largohem nga lufta për barazi, solidaritet, drejtësi sociale.” – tha ai.
Kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis ka festuar performancën e fortë të konservatorëve në sondazhe. Në fjalimin e tij të fitores, ai tha se duke votuar pkundër Syrizës, grekët “kanë dërguar një mesazh të fortë” se ata nuk kanë më besim në aftësinë e socialistëve për të drejtuar vendin.
“Ndryshimi politik i kërkuar nga qytetarët tashmë ka filluar.” – tha Mitsotakis.