Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj kundër Thaçit për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Jemi për fqinjësi të mirë


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka folur sot për deklaratat e presidentit, Thaçi për bashkimin me Shqipërinë.

Ai tha se Kosova është e interesuar të krijojë vetëm fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet.

“Mendoj se do të shërbehemi në këtë rrugë dëshirojmë me qenë vërtet të respektueshëm për secilin që jeton në Kosovë, shqiptarët, serbët. Jemi me i respektuar fqinjët. ashtu sikurse e dini marrëdhëniet me Maqedoninë Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë janë të mira, po vështirësitë janë me Serbinë, por është çështje e vendimit për respektim të ndërsjellë të kufijve ekzistues nga Serbia duke e njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Haradinaj, shkruan Lajmi.net.

Haradinaj foli gjithashtu edhe për takimin e Parisit, ku tha se janë duke u takuar vazhdimisht me krerët që do të përfaqësojnë Kosovën.

Presidenti Thacci është shprehur pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në disa deklarata të bëra kohët e fundit në mediat në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *