Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar prishjen e e rreth 90 objekteve në rrugën Qafë Thanë-Korçë.
Sipas IKMT-së, ky vendim është marrë pasi objektet në fjalë janë të paligjshme dhe cënojnë sigurinë rrugore dhe aksioni është në mbrotje të qytetarëve.
“Kemi nisur prishjen e objekteve dhe strukturave të paligjshme përgjatë keëtij aksi. Objektet e planifikuara për prishje rreth 90, me funksione tregtimi. Objektet cënojnë sigurinë rrugore, aksioni në mbrojtje të qytetarëve.”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.