Vendosni fjalën kyçe....

Kishte humbur në pyjet e Hawaii-t, gruaja gjendet e gjallë pas dy javësh: Ishte e vështirë, por zgjodha të jetoj


Për dy javë ishte shpallur e humbur, mësuesja e Jogas në Hawaii gjendet e gjallë në një pyll në ishullin Maui.

Amanda Eller ka treguar për “New York Times” se ka luftuar me veten që të mos heqë dorë nga jeta.

“Dëgjoja këtë zë që më thoshte: ‘Nëse dëshiron të jetosh, vazhdo të vazhdosh’. Dhe sapo të dyshoja në intuitën time dhe të përpiqesha të shkoj në tjetër drejtim, diçka do të më ndalonte, një degë do të binte mbi mua, do të lëndoja gishtin, ose do të rrëzohesha.”

Eller u gjet i plagosur të premten në rezervatin pyjor Makawao, 17 ditë pasi vërdallosej e humbur në xhungël.

Eller, e cila është nga Maui, u zhduk më 8 maj. Automjeti i saj tip “Toyota” u gjet në parkingun e pyllit me telefonin dhe portofolin e saj brenda.

Qindra vullnetarë kërkonin për të. Prindërit e Eller ofruan një shpërblim prej 10,000 dollarësh për të inkurajuar njerëzit që ta gjenin atë.

Eller tregoi nga shtrati i spitalit, se kishte për qëllim të shkonte në një shëtitje të shkurtër. Ajo u largua nga shtegu në një moment për të pushuar, dhe kur rifilloi ecjen vazhdoi në krah të kundërt.

Ajo tha se vazhdonte të përpiqej të kthehej në makinë, por përfundonte më thellë në xhungël. Gjatë përpjekjes së saj për t’u kthyer, ajo u rrëzua nga një shkëmb, duke thyer këmbën dhe copëtuar meniskin e saj.

Pas rënies, ajo vazhdoi të përpiqej. Por kishte vështirësi në gjetjen e ushqimit.

“17 ditët e fundit të jetës sime kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime”, tha Elle. “Ishte një udhëtim shpirtëror me të vërtetë i rëndësishëm  dhe kishte momente frike, dëshire për t’u dorëzuar,  dhe u kthye në çështje jetë e në vdekje dhe më duhej të zgjedhja, dhe zgjodha jetën. Unë nuk do zgjidhja rrugën e lehtë. “


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *