Vendosni fjalën kyçe....

Krasta zë ngushtë Spiropalin: Kush e nxin më shumë Shqipërinë, kanabisi apo opozita?


Gazetari Adi Krasta ka vënë në vështirësi deputeten socialiste Elisa Spiropali mbrëmjen e sotme në emisionin A Show.

Krasta i bëri pyetjen Siropalit se kush e ka nxirë më shumë imazhin e Shqipërisë opozita apo kanabizimi , bëri që deputetja të përgjigjej duke cituar raportet e Guardia di Financias një taktikë e përdorur gjithmonë nga mazhoranca.

Por, Krasta ka insistuar që Spiropali të përgjigjej edhe njëherë.

Debati:

Krasta: Sipas teje imazhin e Shqipërisë e ka nxirë më shumë fushata e kanabizimit të vendit gjatë qeverisjes tuaj apo ajo protesta e opozitës?

Spiropali: Kjo që po thua ti është e pavërtetë pasi raportet Guardia di Finanza tregojnë se kultivimi i drogës është ulur

Krasta: Si the?! Të lutem mund të ma thuash dhe njëherë të lutem? Mu drejto në vetën e parë, më thuaj Adi kjo që the është e pavërtetë…

Spiropali: Hë, u preke më duket


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *