Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka deklaruar se mungesa e një marrëveshjeje me Serbinë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me zv.presidentin e Atlantic Council, Damon Wilson, i cili ndodhet në Prishtinë me një delegacion nga Senati dhe Kongresi amerikan, shkruan Lajmi.net.
“Mungesa e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe i hapë rrugë elementeve antievropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe domosdoshmërinë e shfrytëzimit të momentit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese.