Vendosni fjalën kyçe....

Nata e Kadrit, opozita shtyn datën e protestës


Shtyhet protesta e opozitës. Ishte vendosur më 31 maj, por opozita ka vendosur të shtyjë me dy ditë protestën e radhës kombëtare, për shkak të Natës së Kadrit, një natë e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Kështu, protesta është vendosur të mbahet më 2 maj, në orën 19:00.

“Nisur nga fakti që data 31 Maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është dita e fëmijëve;
Protesta kombëtare do të mbahet me datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në opozitës.

Pas protestës së ditës së shtunë, 31 Maji u zgjodh si data e protestës së radhës, datë që përkonte dhe me nisjen e fushatës nga ana e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Në letrën e tij të pestë që Rama i drejtoi Bashës, njoftoi shtyrje të datës së nisjes së fushatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *