Vendosni fjalën kyçe....

Prishet varka, plagosen tre anëtarët e një familje në parkun e lojërave në Kaliforni


Një grua ka mbetur e plagosur rëndë,  burri dhe fëmija i tyre u lënduan gjithashtu në një park zbavitës në Kaliforni.

Sikurse shkruan “ABC News”, incidenti ndodhi në “Castle Park” në Riverside.

Zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside u thirrën në park në orën 4:37 të mëngjesit, pasi tre anëtarë të një familjeje u hodhën në ujë, pasi diçka shkoi keq me varkën ku kishin hipur dhe ishte përmbysur.

Dëshmitarët thanë se një djalë 10-vjeçar ishte prerë në njërin vesh dhe kishte marrë lëndime në kokë, ndërsa babai i tij pësoi goditje në krah dhe shpinë.

Ndërsa nëna ndodhet në gjendje kritike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *