Vendosni fjalën kyçe....

Sejamini përplaset me Manjën: Në vend të mbrosh kushtetutën bën propagandë (Debati)


Mes drejtuesit të Exit.al Neritan Sejamini dhe deputetit socialist Ulsi Manja ka pasur një debat me tone të larta në emision.

Manja dhe Sejamini janë përplasur për mungesën e gjykatës kushtetuese dhe ecurisë së reformës në drejtësi.

Debati:

Sejamini: Ti je kryetar i Komisionit të ligjeve, je numri 1 i ligjeve. Duhet të mbrosh kushtetutën dhe jo te bësh propagandë. Je deputet dhe duhet të të vijë turp. Kam një pyetje për ty, kush të kontrollon ty? Ke parë vend ti pa Gjykatë Kushtetuese. Pastaj ë? Si s’të vjen turp se je kryetar i ligjeve.

Manja: Do ta kemi Gjykatën Kushtetuese. Sipas teje ta stopojmë procesin e vettingut.

Sejamini: Në vend të ulësh kokën, të thuash më falni se e prishëm pak vjen edhe na mburresh. Këto janë përralla.

Manja: Jemi në prag të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mbyllet parlamenti pa u plotësuar GJK. Ta them unë.

Manja: Ti po shkon studio më studio e po ndjell 1997-n.

Sejamini: Çfarë është 1997 për kulturë?

Manja: ku ishe ti në 1997?

Sejamini: Ç’të duhet ty, polic je ti apo deputet që duhet të japësh llogari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *