Vendosni fjalën kyçe....

Selimaj falenderon në shqip, ka një urim edhe për eurodeputeten e parë me origjinë shqiptare


Alketa Selimaj, kandidatja për deputete në Parlamentin Federal belg, ka uruar për fitoren Arba Kokalarin, eurodeputeten e parë me origjinë shqiptare.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Selimaj, e cila nuk mundi dot të zgjidhej deputete falenderon të gjithë ata që e mbështetën duke premtuar që të punojë për projektin politik ku bën pjesë.

Alketa Selimaj rendite e pesta për deputete federale në Belgjikë në Partinë Qendra Demokratike Humaniste (CDH), pjesë e PPE-së.

“Faleminderit 1402 herë! Faleminderit cdokujt që më besoi! Faleminderit cdokujt që më përkrahu dhe inkurajoi gjatë kësaj fushate. Unë nuk u zgjodha, por jam e kënaqur për këtë përvojë të parë.

Faleminderit për ata që besuan në projektin tonë të bukur humanist dhe urime atyre që u zgjodhen që do vazhdojnë ta mbrojnë sidomos tani ku partit ekstreme po ngriten.

Do të vazhdoj, këtë rrugë dhe të luftoj për bindjet e mia, me të njëjtën forcë dhe vullnet

Faleminderit!

Doja gjithashtu të uroja dhe mikeshën time Arba Kokalari në Suedi e cila u zgjodh dje e para femër me origjinë shqiptare si deputete në Parlamentin Europian. Urime!” – shkruan ajo në reagimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *