Vendosni fjalën kyçe....

Sezoni më i keq në Everest, 10 njerëz humbin jetën duke ngjitur majën më të lartë në botë


Mali Everest po përballet me një nga stinët më të rrezikshme në vite për alpinistët, kryesisht për shkak të një numri të tepërt të alpinistëve të papërvojë në mal.

Dhjetë persona kanë humbur jetën duke u ngjitur në mal këtë sezon deri më tani dhe alpinistët veteranë nuk fajësojnë kushtet e motit apo ortekët, porpraninë e  shumë njerëze në mal, veçanërisht njerëzve të papërvojë.

Alpinistët me eksperiencë gjithashtu i thanë gazetës “Times” se qeveria e Nepalit ka lëshuar më shumë leje se sa mund të përballohet.

Rasti më i fundit ishte vdekja e Robin Haynes Fisher nga Britania. Robin humbi jetën të shtunën në rreth 28,215 metra.

“Unë kam ngjitur Everestin kaq shumë herë, por bllokimi i trafikut në këtë pranverë ishte më i keqi”, tha Tshering Jangbu Sherpa, një udhërrëfyes i cili u ngjit në mal më 22 maj.

Alpinisti britanik e kishte parandier se një rrezik e priste gjatë ngjitjes. Ai paralajëmroi në rrjetet sociale për rreziqet që paraqiste mbipopullimi në samitin në Everest.

“Unë shpresoj të shmang turmat në ditën e samitit dhe duket sikur një sërë ekipesh do takohen në 21.

” Vonesat e shkaktuara nga mbipopullimi mund të jenë fatale, kështu që shpresoj se vendimi im për të shkuar me datë 25 do të thotë më pak njerëz, përveçse nëse natyrisht të gjithë do të luajnë të njëjtën lojë “, shkruante ai më 13 maj.

Vitin e fundit që 10 alpinistë vdiqën në një sezon ishte në vitin 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *