Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me bombë në Lion, ndalohen 4 persona


Policia franceze ka ndaluar katër persona për shpërthimin të premten në Lion, në të cilin janë plagosur të paktën 13 persona. I dyshuari i parë mësohet të jetë një nxënës algjerian, 24 vjeç.

Në mesin e të ndaluarve rezulton edhe e ëma, vëllai i vogël dhe babai i 24-vjeçarit. Ky i fundit, sipas të hetuesve po bashkëpunon shumë pak dhe nuk pranon faktet.

Policia, në orët e para pas atentatit, ishte në ndjekje të një burri që ishte parë në zonë falë kamerave të sigurisë. Sipas hetuesve, shpërthimi mund të jetë një sulm i mundshëm terrorist.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *