Vendosni fjalën kyçe....

Tërmet i fuqishëm në Peru, një i vdekur dhe 11 të plagosur


Një tërmet me magnitudë 8 goditi pjesën veriore të Perusë të dielën. Si pasojë e tërmetit që ndodhej në një thellësi prej pak më shumë se 100 kilometrash, ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur 11 të tjerë.

Sikurse shkruan “RT“, tërmeti goditi rreth 75 kilometra në jug të Lagunas, duke dëmtuar shtëpitë, shkollat dhe spitalet. Pas lëkundjeve, në rajonin e Loretos u raportua dhe për ndërprerje të energjisë.

Presidenti i Perusë, Martín Vizcarra, tha se po bëhej një vlerësim i zonave të prekura dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë të qetë.

Ai i tha shtypit se ky ishte tërmeti ishte më i rëndë që ka goditur vendin që nga viti 2007.

Autoritetet lokale të menaxhimit të fatkeqësive, kanë paralajmëruar njerëzit të jenë të përgatitur për tërmete serioze, të mbajnë furnizime emergjente dhe të praktikojnë stërvitje në familje për raste të tilla.

Tërmeti i fuqishëm thuhet se u ndje deri në Bogota, Kolumbi dhe në Ekuador.

https://www.youtube.com/watch?v=_AOxR2l-ohY


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *