Vendosni fjalën kyçe....

“Zbulimi i mundshëm i naftës në Berat shtysë e rëndësishme për ekonominë” – Ministrja Balluku


Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, ka deklaruar se zbulimi i burimeve të naftës nga Kompania Shell, do i japin një shtysë të rëndësishme zhvillimit të ekonomisë në vend falë marrëveshjes sipas së cilës Shqipëria përfiton që në fuçinë e parë të naftës.

Ajo e bëri deklaratën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtorin e Përgjithshëm të Shell Upstream Albania, Rohan D’Souza, lidhur me zbulimin e rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Berat, çka është dhe zbulimi i parë i një vendburimi të ri të naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas disa vitesh aktivitetit kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania Shell konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 zona e Shpiragut, Qarku Berat. Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë zbulimi i parë i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke e bërë kështu nxjerrjen e naftës më të lehtë dhe rrjedhimisht, më pak të kushtueshme.” – tha Balluku.

Më tej Balluku theksoi se sipas marrëveshjes me SHELL, shteti shqiptar përfiton rentë minerare, pjesën e tij të prodhimit, si dhe tatim mbi fitimin që nga fuçia e parë e prodhuar.

“Çfarë është edhe më e rëndësishme, prodhimi nga ky pus do të stimulojë punësimin, do të rrisë furnizimin me naftë të rafinerive vendase, do të inkurajojë krijimin e ekonomive të shkallës në sektorin e doënstream dhe do të krijojë standarde më të larta të prodhimit në atë të sektorit upstream. Konfirmimi i këtij zbulimi të rëndësishëm të naftës së lehtë i hap rrugë investimeve të ardhshme në aktivitetet e kërkimit pasi është një tregues i pranisë së rezervave të pa eksploruara të hidrokarbureve deri më tani në Shqipëri.” – shtoi ajo.

Në fund ministrja theksoi se nafta e zbuluar në Shqipëri është e lehtë dhe shumë e preferuar në tregje, ndryshe nga nafta e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *