Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Elbasani: S’ka zgjidhje politike pa largimin e Ramës dhe bandës së tij


Kreu i opozitës, Basha, ka deklaruar nga Elbasani se Partia Demokratike do i zhbëjë të gjitha vendimet e marra nga parlamenti, të cilin e quajti të paligjshëm.

Ai ndodhet në këtë qytet për të zhilluar një takim me banorët dhe mbështetësit e opozitës.

Kryedemokrati theksoi edhe njëherë se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në përmbushjen e misionit të saj për largimin e kryeministrit Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

“Nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij që ka marrë peng vendin. Beteja jonë është për vlera euoropiane. Dhe të gjithë e dinë se nuk ka zgjedhje të lira, pa çuar në burg ata që i vodhën zgjedhjet. Nuk e njohim dhe do të zhbëjmë aktet e një parlamenti kukull të krimit, ilegjitim që sa e shtrëngon edhe më shumë kularin në qafën e shqiptarëve. Një parlament që po instalon diktaturën. Një orë e re ka trokitur për Shqipërinë, që po na bashkon që tash 30 vite nuk i kemi përjetuar kurrë.” – tha Basha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të pranishëm në takim që të tubohen masivisht në protestën e 2 qershorit në Tiranë.

Basha tha se korrupsioni nuk është diçka e rë në Shqipëri por nën qeverisjen e Ramës ka marrë përmasa të frikshme.

“Të dielën të bashkohemi të gjithë në Tiranë. Shqiptarët dhe mbarë bota po lemerisen ditë për ditë me përmasat e korrupsionit të Edi Ramës. Ne e dimë që ky nuk është një problem i ri në Shqipëri, por kurrë më parë aferat korruptive nuk kanë marrë dimensione kaq çnjerëzore. 216 kontrata sekrete, 100 miliona euro që ua marrin ju, jua heqin nga goja e fëmijëve, para që vidhen e shpërdorohen. Paratë që vidhen nga pensionet që nuk mjaftojnë. Me këto qindra miliona euro ushqehen Edi Rama, ushqehen një grup hajdutësh, që tani vjedhjen e bëjnë me kontrata sekrete. Kjo bandë hajdutësh, sipas të dhënave zyrtare, ka vjedhur vetëm në 4 vitet e fundit 4,6 miliardë euro. Këto qindra miliona euro nuk sjellin asgjë për qytetarët.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *