Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur provokacion ndaj opozitës mbledhjen e Partisë Socialiste në vilën e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha.
Sipas Berishës takimi sotëm është antihistorik dhe porovkacion i Ramës ndaj popullit opozitar.
“Miq, takimi i sotëm antihistorik i narkohorrave të narkoshtetit në Vilen e diktatorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës se Dytë Botërore është provokacioni më ulët i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj popullit opozitar por dhe mbarë shqiptarëve”-shkruan Berisha në Facebook.
Më tej Berisha shkruan se ky akt duhet të përbëjë kushtrimin më t ëfuqishëm për shqiptarët për t’u ngritur me të gjitha mjetet për mosbindje civile për përmbysjen e klikës
“Ky akt është gjithashtu dhe kushtrimi me i fuqishëm për mbare shqiptaret te ngrihen dhe me te gjitha mjetet e mosbindjes civile te përmbysin klikën e narkoshtetit të bastardeve të xhelatëve te diktaturës hoxhiste me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin!”-tha Berisha.