Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman: Nuk mund të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve, do duhej ndryshimi i kushtetutës


Deputeti i Bundestagut gjerman Mark Hauptmann ka komentuar deklaratën e dy kolegëve të tij të grupimit CDU/CSU për krizën politike në Shqipëri dhe mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në një deklaratë për shtyp, Hauptmann shprehet se “De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”.

Ai apelon që si qeveria dhe opozita të ulen në dialog dhe të arrijnë në kompromis për të mirën e stabilitetit të vendit.

Deklarata e plotë:

“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik. Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.

Disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët për “Deutsche ëelle”-n, dy deputetët Johann David Ëadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reportues për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, shprehën shqetësimin lidhur me situatën në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore. Kujtojmë se opozita joparlamentare i ka bojkotuar zgjedhjet vendore dhe ka deklaruar se do t’i bllokojë ato. Opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për nisjen e dialogut dhe krijimin e një qeverie teknike për ta çuar vendin në zgjedhje të parakoshme, parlamentare, që të mbahen bashkë me ato lokalet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *