Vendosni fjalën kyçe....

E pyeti me çfarë lekësh e kishte bërë shtëpinë, zyrtari rus përplas gazetarin përtokë (VIDEO)


 

Ky është momenti kur një zyrtar rus pro-Vladimir Putinnit, ka rrëzuar një gazetar televiziv, i cili e ka pyetur për akuzat për korrupsion ndaj tij.

Kreu i një rrethi në Siberi, Sergei Zaitsev, shihet duke i marrë mikrofonin gazetarit të televizionit shtetëror Ivan Litomin, të cilin më pas e rrëzon përtokë.

“Daily Mail” shkruan se burokrati Sergei Zaitsev, u zemërua për pyetjen se si ai i siguroi paratë për të ngritur rezidencën e tij të re.

Gazetari e pyeti nëse fondi prej 61 milionë poundësh i vendosur për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarri në vitin 2015, kishin shkuar për të financuar ndërtimin e shtëpisë së tij private.

Zaitsev i cili ishte i ulur në tryezën e tij u nxeh: ‘Çfarë dreqin po bën këtu?’

Kreu zyrtar i qarkut Shirinsky i tha gazetarit 25-vjeçar disa herë që ‘të largohej’. Zaitsev u ngrit dhe u bë fizikisht agresiv, duke e shtyrë gazetarin i cili pyeste: ‘Pse po më shtyn? Kam më shumë pyetje për ty. Unë ende kam një pyetje për shtëpinë tënde”

Zaitsev: ‘A është kjo një pyetje e përshtatshme?’

Litomoni u përgjigj: ‘Po, është. Kush e ka ndërtuar shtëpinë tënde?’

Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur hetimet kundër Zaitsev. Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim deri në gjashtë vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *