Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kla deklaruar për një radio spanjolle se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë që ai ka sjellë në Santiago Bernabeu.
Perez po fliste për vitin e kaluar dhe vështirësitë që klubi ka kaluar që kur Cristiano Ronaldo u largua. Madje u pyet dhe për borxhet që Ronaldo kishte.
Perez ka mohuar se refuzimi i Real Madridit për të ndihmuar lojtarin të paguajë borxhet tek autoritetet tatimore, ka kontribuar në largimin e tij.
“Mendoj se ai tashmë e kishte të qartë se donte sfida të reja”, tha Perez në “El Transistor”, citon “Marca“.
“Ai e përdori atë moment për ta thënë atë, por unë mendoj se ai kishte menduar për këtë për disa kohë. Unë mendoj se ai është lojtari më i mirë që kam nënshkruar për Real Madridin. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem, madje as për paratë . Nuk kemi folur kurrë për borxhin e tij.”
Presidenti u pyet nëse ai kishte folur me Ronaldon që nga transferimi i tij në Juventus. “Nuk flas për çështje private”, u përgjigj ai.
Ronaldo nuk ishte i vetmi që do të largohej, pasi trajneri Zinedine Zidane gjithashtu la skuadrën verën e kaluar dhe Perez shpjegoi se si kjo ndodhi.