Vendosni fjalën kyçe....

Gjinushi kërkon falje për incidentin me gazetaren: U provokova


I sapo zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka folur për incidentin e ndodhur me gazetaren e TV Klan Enkeleda Mema gjatë deklaratës së tij për mediat. Gjinushi në një reagim gjatë intervistës në Report TV ka shprehur keqardhje për momentin e ndodhur duke u shprehur se është provokuar vazhdimisht nga pyetjet e gazetarëve.

Sipas Gjinushit, revolta i tij kishte të bëntë me reaksionin e gazetares pasi pyetjet e saj ishin provokative dhe me inat.

Më tej Gjinushi sqaron se përdorimi i foljes nuk ishte në kuptimin që është marrë duke thënë se perceptimi nuk gjykohet.

Më vjen keq që ndodhi. Nuk e njoh gazetaren, nuk e kam fare parasysh. Revolta ime ka të bëjë me reaksionin e gazetares, nuk e kuptova pse pyetjet bëheshin me inat dhe në formë provokative dhe për një gjë personale. Kur të ka lind ambicia? Isha i provokuar, por folja që përdora nuk është në atë kuptim që është marrë. Meqenëse se perceptimi nuk gjykohet, ajo është shumë e gabuar në atë kuptim dhe nuk do ta përdorja kurrë.

Reagimi im është zonjë po e tepron, shko kontrollohu. Deri këtu isha legjitim, pastaj termi që përdora është transmetuar ndryshe. Të gjithë ata që e kanë gjykuar ashtu kanë të drejtë ta gjykojnë. Është thënë me inat, por jo në atë kuptim. Kushdo që e ka kuptuar ashtu i kërkoj falje. Kërkoj ndjesë për ata që fjalën e kanë marrë ashtu, por fjalët kanë kontekst.

Nëse do ta thoja ashtu do të kërkoja 70 herë falje dhe do të ishte skandaloze. Unë kam 27 vite në politikë dhe jemi provokuar në format më të ndryshme. Në situata të vështira politike, i kuptoj gazetarët që provokojnë. Aq më tepër tani në cilësinë.Kushdo që e ka perceptuar ndryshe dhe nëse zonja e ka kuptuar që e kam thënë në atë kontekst ajo është e papranueshme”-deklaroi Gjinushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *