Interi ka arritur marrëveshje me Romelu Lukakun për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 7.5 milionë euro, por për ta finalizuar blerjen e tij i duhet të gjejë marrëveshje me Manchester Unitedin.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi belg është pajtuar të kalojë te gjiganti i Serie A pasi përfaqësuesit e tij arritën marrëveshje me Interin për kushtet personale të lojtarit.
Lukaku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 7.5 milionë euro pasi Interi të ketë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin.
Sulmuesi belg ka qenë synim i Antonio Contes edhe vitin e kaluar në Chelsea, dhe ishte ndër kërkesat e para të tij pasi u pajtua për ta zëvendësuar Luciano Spallettin në stolin zikaltër.
Sport Mediase pohon se Conte tashmë ka arritur në Milano, por Interi është duke e vonuar zyrtarizimin e tij në postin e trajnerit si shenjë respekti për Spallettin.